United Hospital

Shefi i Zjarrfikësve të Vitisë, Hetem Jakupi, përfaqëson Kosovën në Samitin Ndërkombëtar për paqen dhe sigurinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Shefi i Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, Hetem Jakupi, ka marrë pjesë në një Samit Ndërkombëtar, ku u mblodhën personalitete të njohura nga fusha e diplomacisë, sigurisë, paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Përmes një postimi, Jakupi e cilësoi pjesëmarrjen në këtë aktivitet si një nder dhe privilegj të veçantë, duke theksuar se samiti shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave profesionale, krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe promovimin e vlerave universale të paqes, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë.

Mobi Casa

Ai shprehu mirënjohje për organizatorët lidhur me ftesën dhe mikpritjen, duke vlerësuar rëndësinë e forumeve ndërkombëtare që bashkojnë profesionistë dhe vendimmarrës nga vende të ndryshme për të diskutuar sfidat globale dhe për të forcuar partneritetet në interes të qytetarëve.

Pjesëmarrja e Hetem Jakupit në këtë samit përbën një tjetër dëshmi të angazhimit të institucioneve të emergjencës nga Kosova në nisma ndërkombëtare, duke promovuar profesionalizmin, përvojën dhe gatishmërinë për bashkëpunim në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe më paqësor./rajonipress/