GRANDEMALL

Shefi i NATO-s në Beograd: Kosova e Serbia të tregojnë fleksibilitet për kompromise të nevojshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i Zyrës së NATO-s në Beograd, Gjeneral Brigade Pierluigi Lodola, ka theksuar vendosmërinë e Aleancës për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë pas dhunës së vitit 2023 si një nga përforcimet më të mëdha të misionit të KFOR-it në dekadën e fundit.

Në një intervistë për median serbe në Kosovë, “Kosovo-Online”, ai thotë se për dhunën e vitit 2023, NATO-ja i ka bërë thirrje autoriteteve serbe që t’i vë para drejtësisë përgjegjësit.

“Në përgjigje të dhunës që pamë në vitin 2023, NATO dislokoi deri në 1,000 trupa shtesë në Kosovë dhe rriti gatishmërinë e KFOR-it në veri të vendit. Kjo ishte përforcimi më i madh i misionit tonë në dhjetë vjet. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të sigurojnë që ata që janë përgjegjës për dhunën në vitin 2023 në Kosovë të sillen para drejtësisë”, deklaroi Gjeneral Lodola.

Ai nënvizoi gjithashtu mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar atë si “kornizën e vetme për zgjidhjen e çështjeve politike të hapura, me respekt të plotë për të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

Lodola përshëndeti edhe emërimin e Peter Sorensenit si Përfaqësues i ri Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, dhe konfirmoi takimet e tij të fundit me udhëheqësit e NATO-s, përfshirë Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska, dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Barduani.

Mobi Casa

“Që të ecet përpara, është e domosdoshme që Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese. Të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet për të bërë kompromiset e nevojshme – kjo është kyçe për sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, tha ai.

Gjeneral Brigade Pierluigi Lodola vlerësoi edhe bashkëpunimin aktual ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe, të cilat, tha ai, zhvillojnë patrullime të sinkronizuara përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se këto veprime rrisin sigurinë dhe forcojnë bashkëpunimin, në dobi të të gjitha komuniteteve në rajon.

“Duke qenë se siguria e Ballkanit Perëndimor është jetike edhe për ne, nuk do të lejojmë që ajo të rrezikohet. Serbia është një partner i rëndësishëm në rajon dhe ne llogarisim te roli i saj për të kontribuar në stabilitetin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, përfundoi Gjeneral Lodola.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.