ARKATANA

Shefi i EULEX-it u “përjashtua” nga Kosova, shkak një agjente e Shqipërisë!?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Nuk i ka përfunduar kontrata në Kosovë por shefi i deritashëm i misionit EULEX Bernd Borchard është larguar nga Kosova me arsyetimin zyrtarë se e ka gjetur një punë tjetër në Gjermani.

Këtë arsyetim e dhënë edhe zyrtarët nga zyra për informim derisa mediet në Beograd në një shkrim të zgjeruar rreth largimit të gjermanit nga Kosova japin detaje të tjera që kanë shtyrë atë ta lëshoj misionin.

“Z. Bernd Borchard, ish-shefi i misionit EULEX, është larguar për të filluar një punë tjetër në Gjermani. Ne nuk mund të komentojmë në lidhje me detajet tjera rreth personave të stafit të misionit”, ka thënë për Zëri, zëdhënësja e misionit EULEX, Dragana Nikolic Solomon.

Fundamenti

Borchard është larguar nga Kosova para më shumë se një jave. Në vend të tij, pozitën e shefit të misionit është duke e ushtruar zëvendësja e tij e deritashme. Këshilli i Evropës ende zyrtarisht nuk e ka zgjedhur zëvendësuesin e tij ngase procedura e largimit të Borchardt ka qenë shumë e shpejtë.

Ndërkohë disa ditë më parë mediet serbe kishin raportuar se shefi i misionit të EULEX-it, Bern Borhard, për shkak të shkeljes së rregullave dhe procedurave dhe lidhjes me një agjente sekrete nga Shqipëria është larguar nga detyra e tij në Kosovë. Largimin e tij nga misioni sipas medieve serbe e ka kërkuar vet shteti gjerman. /Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.