Sheffield Wednesday transferon Nuhiun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Atdhe Nuhiu, karrierën do ta vazhdoj te skaudra angleze Sheffield Wednesday. Sulmuesi nga Presheva, i cili ishte në prova te Crystal Palace, ka befasuar të gjithë duke zgjedhur tjetër ekip për ta vazhduar karrierën.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e Sheffield Wednesday. Këtë e ka konfirmuar edhe klubi nga Championshipi (liga e dytë angleze).

“E kemi përcjellur për disa muaj dhe djaloshi vërtetë është talent me shumë mundësi. Ai na ofron një dimension tjetër dhe diçka shumë më ndryshe. Ai ka lëvizje të mira, ai është i mirë me të dy këmbët dhe ndërlidhet mirë në lojë. Është i mirë në ajër si duhet dhe jemi të kënaqur që e kemi angazhuar”, ka thënë i Sheffieldit, Dave Jones.

Mobi Casa

Ndërkohë, ish sulmuesi i Rapid vjenës dhe së fundi klubit turk Eskishehirsporin, u shpreh i lumtur me angazhimin.

“Ka pasur interesim nga Sheffield Wednesday për një kohë, por si futbollist ti flet edhe me ekipe tjera, kjo është normale. Por, ky ekip kishte ndjenjë për mua, ndjehem mirë dhe jam i gëzuar që jam këtu. Jam lojtar i zonës dhe nëse marr shërbimin shënoj gola”, theksoi ai.(express)