Fundamenti

Shefat, “shuplakë” në vendlindje!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zyrtarët më të lartë të subjekteve politike, të cilët u angazhuan maksimalisht në fushatën për zgjedhjet e fundit, kanë dështuar rëndë pikërisht në komunat prej nga vijnë. Shumë kandidatë për kryetarë humbën garën, pavarësisht se morën përkrahje të hatashme nga përfaqësuesit e lartë në Qeveri dhe Kuvend. Rezultati zgjedhor dëshmoi se angazhimi i “shefave” ishte kundërproduktiv.

Në këtë “çetë të humbësve” në komunat prej nga vijnë bëjnë pjesë: zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pasi që partia e këtij të fundit humbi komunën e Mitrovicës, Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti e Adem Grabovci në Pejë, Enver Hoxhaj në Suharekë, Blerand Stavileci, Memli Krasniqi e Vlora Çitaku në Prishtinë, Basri Musmurati në Gjilan, etj.

Debakël pësuan edhe zyrtarët më të lartë të LDK-së në Prishtinë, duke përfshirë këtu kreun e saj, Isa Mustafën dhe shefin e grupit parlamentar, Ismet Beqiri.

Nga radhët e AAK-së, rezultat jo të mirë në komunat prej nga vijnë kanë pasur: Adrian Gjini në Gjakovë, Burim Ramadani në Suharekë, Ahmet Isufi në Gjilan, Blerim Shala në Prishtinë.

Eco Higjiena

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk shënoi rezultat të mirë në Pejë dhe Skënderaj, nga vijnë deputetët e saj Florin Krasniqi e Rexhep Selimi. Ndërsa AKR dështoi në Prishtinë prej nga vijnë presidenti Behgjet Pacolli dhe nënkryetari i partisë, Ibrahim Makolli.

S’e pranojnë dështimin

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, thotë për “Zëri” se nuk ka qenë i angazhuar në zgjedhjet lokale vetëm në komunën e Pejës, por edhe në atë të Gjakovës e të Deçanit dhe se kjo parti, sipas tij, në këto komuna ka arritur një sukses të konsiderueshëm…(Zëri)