Eko Higjiena

Shefat e partive politike vlerësojnë lartë punën e Komitetit Emergjent të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti Emergjent i Gjilanit, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka zhvilluar takim informues me kryesuesen e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini dhe shefat e grupeve të këshilltarëve, Avdyl Aliu (LDK), Riza Abdyli (PDK), Shemsedin Ramushi (AKR), Ibish Ibishi (I pavarur) dhe Emrah Ismail (KDTP).

Nënkryetari Arbër Ismajli ka vlerësuar se ishte një takim miqësor e informues, duke falënderuar të gjitha subjektet politike për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Komitetit Emergjent të Gjilanit.

“Përpos informatave që ua dhamë, u dakorduam që të jemi bashkë deri në tejkalimin e kësaj situate të pandemisë Covid-19”, tha Ismajli.

Uji Dea

Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini, ka falënderuar Komitetin përkatës për koordinimin dhe informimin e mirë për ta preventuar situatën kundër Covid-19.

Ndërkohë, gjatë adresimit para mediave, shefat e grupeve politike të përfaqësuar në Kuvend, kanë shprehur falënderim dhe përgëzim për Komitetin për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe në menaxhimin e rasteve të familjeve në nevojë.

Ndryshe, tash e katër ditë nuk është asnjë rast pozitiv në Gjilan me virusin corona./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.