Eko Higjiena

Shea: Kosova të jetë e përgatitur, Trump mund ta pyes se çfarë favoresh ofron për t’i mbajtur trupat amerikane

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka thënë se Kosova duhet të jetë e përgatitur sa i përket ndonjë zhvillimi të mundshëm sa i përket pranisë së forcave amerikane.

Shea ka thënë se Kosova duhet të jetë e përgatitur pavarësisht faktit se kontingjenti amerikan në Kosovë është i vogël dhe s’është barrë e madhe financiare për Amerikën, kur krahasohet me kontingjentet në Gjermani apo Poloni.

Sipas ish-zëdhënësit të NATO-s, Trump mund të pyes Kosovën se çfarë do të japë në këmbim të mbajtjes së trupave në Kosovë.

Uji Dea

“Por, Trump është transaksional dhe ai mund ta pyesë Kosovën se çfarë favoresh mund t’i ofrojë për t’i mbajtur trupat [amerikane] në Kosovë – sidomos në formë të marrëveshjeve biznesore dhe mundësive për investime. Ndaj, jini të përgatitur”, ka thënë Shea për Radio Evropa e Lirë.

Ai gjithashtu kujton se Trump, në të kaluarën, “është përpjekur ta luajë paqebërësin mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe thotë se trupat amerikane në Kosovë “i japin SHBA-së një levë më të madhe në këtë rol”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.