Hidromorava

SHBA udhëhoqi politikën për ta bërë shtet Kosovën!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dita e Përkujtimit, festë kjo kombëtare amerikane, u shënua të hënën edhe në Kosovë. Me lutje për ushtarët e rënë në luftëra e për familjet e tyre ka nisur Dita e Përkujtimit edhe në bazën më të madhe ushtarake amerikane në Ballkan, Bondsteel, në Ferizaj.

“Dita e Përkujtimit është një mirënjohje e madhe për ushtarët amerikanë. Është pak e dhimbshme duke kujtuar të gjithë ushtarët që kanë vdekur për vendin, por në të njëjtën kohë është inkurajuese për të gjithë ushtarët, sepse ne vendosim Amerikën përpara jetës sonë dhe kjo është një gjë e bukur”, deklaroi Toger Anderson, njofton KTV, raporton Koha.

ARKATANA

Publicisti Veton Surroi, i cili ishte anëtar i Grupit të Unitetit në bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i pranishëm në këtë festë, ka kujtuar kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtetndërtimin e Kosovës.

“Në momentet kritike të historisë së Kosovës, SHBA-ja udhëhoqi një intervenim për të shpëtuar njerëzit e Kosovës nga gjenocidi. Në momentet kritike të historisë, SHBA udhëhoqi politikën për t’i dhënë Kosovës pavarësinë. Për këtë, mirënjohja për SHBA-në është e padiskutueshme sidomos për ushtrinë amerikane, të cilët kanë kaluar shumë që nga bërja e paqes e deri te ruajtja e saj në Kosovë”, është shprehur ndër të tjera Surroi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.