SHBA-të dënojnë dhunën në Kuvend, ftojnë palet për dialog

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.“Ai tha se pamjet në Kuvend dëmtojnë procesin e integrimit të Kosovës. Zëvendës Ndihmës Sekretari shprehi përkrahjen e tij për vendimin Presidentes për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe për t’i dhënë kredibilitet rezultateve të dialogut”, përfundon komunikata e Presidencës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Sipas Presidencës, presidentja Jahjaga informoi Yeen se ajo ka referuar Parimet e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, pas konsultimeve me partitë politike, për të kërkuar interpretim të përputhshmërisë së Parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Presidentja theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve me fokus në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara nën ndërmjetësimin e BE-së si kusht i përparimit drejt Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në komunikatën e dërguar nga Presidenca, duke shtuar se Yee dënoi përdorimin e dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe ftoi palët që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e bllokadës përmes dialogut dhe mirëkuptimit.
“Ai tha se pamjet në Kuvend dëmtojnë procesin e integrimit të Kosovës. Zëvendës Ndihmës Sekretari shprehi përkrahjen e tij për vendimin Presidentes për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe për t’i dhënë kredibilitet rezultateve të dialogut”, përfundon komunikata e Presidencës.
http://koha.net/?id=27&l=84164