SHBA, Obama pret ambasadorin e ri të Kosovës

Washington – Ambasadori i Kosovës në Uashington, Akan Ismaili, i paraqiti dje letrat kredenciale Presidentit Barack Obama. Sipas një njoftimi të ambasadës së Kosovës, Presidenti Obama tha se pret që të punojnë së bashku për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti Obama, thuhet në njoftim, theksoi se Kosova është shtet i ri me të ardhme premtuese por mbetet shumë punë për të bërë.

Presidenti Obama, thotë njoftimi i ambasadës, u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës që të mbeten të përkushtuar për vazhdimin e përparimit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e tyre për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare, që ajo të mund të marrë vendin që i takon në Evropë.

Ambasadori Akan Ismaili, thuhet në njoftimin e ambasadës, ritheksoi orientimin e përhershëm të Kosovës që si shtet i pavarur dhe demokratik të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie sa më të afërta me Shtetet e Bashkuara. Në ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Ismaili shoqërohej nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Zoti Ismaili është ambasadori i dytë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara.(voa)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).