Mobi Casa

SHBA-ja s’e donte Dacin në krye të LDK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ishin përshkruar si njerëzit që mund të udhëhiqnin LDK-në tre muaj pas vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një kabllo diplomatike të datës 7 prill të vitit 2006, të nxjerr nga Wikileaks, shefi i atëhershëm i Zyrës amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg, kishte përshkruar në detaje procesin brenda LDK-së dhe brengosjen amerikane se kush do ta marrë drejtimin e rugovistëve.

RCCOLA

Në njoftimin që i bënë Departamentit të shtetit, Goldberg shkruante se duhet kujdesur se kush do ta udhëheqë LDK-së pasi si partia më e madhe në pushtet mund të përmbyste institucionet.

Në kabllogram shfaqet hapur mbështetja e diplomatit amerikan për Fatmir Sjediun dhe kundërshtimi i tij për ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci të cilin e cilësonte si “idhnak” (Tribuna).