Uji Dea

SHBA-ja premton përkrahje për BQK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, shoqëruar nga drejtori i USAID-it, James Hope, dhe Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike e USAID-it, Scott Cameron, njofton kumtesa nga BQK.

Në këtë takim, ka falënderuar ambasadorin Delawie për mbështetjen e vazhdueshme që BQK-ja ka marrë nga Qeveria e SHBA-së, duke u shprehur i bindur që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Po ashtu, Guvernatori Hamza ka informuar ambasadorin Delawie lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, në përgjithësi, dhe në sektorin bankar, në veçanti.

Eco Higjiena

Hamza ka theksuar se sektori financiar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar mirë dhe me zhvillime pozitive. Ai e ka njohur ambasadorin Delawie me të dhënat e vitit 2015 në sistemin bankar, duke theksuar se edhe në vitin e kaluar, bankat kanë pasur një afarizëm mjaft pozitiv, me rritje pozitive të kreditimit dhe të depozitave, si dhe me një nivel të ulët të kredive joperformuese.

Ambasadori Delawie ka çmuar angazhimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për rregullimin e Sektorit Financiar si dhe ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara do të thellojnë bashkëpunimin dhe do vazhdojnë të mbështesin Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme të cilat ndihmojnë në avancimin e funksioneve të saja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.