Uji Dea

Hoti, Kurtit pas vizitës në KEK: Sot, Kosova s’ka siguri energjetike, asnjë projekt madhor s’ka nisur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz.

Këtë deklaratë Hoti e bëri në një postim në Facebook, pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në KEK bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Hoti thotë se në vend të termocentralit me gaz, Kurti e Rizvanolli krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po vjen.

Sipas tij, asnjë projekt madhor nuk ka nisur dhe është shkelur premtimi për energji të përballueshme.

HW

“Në vitin e katërt të mandatit, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz. Por, në vend të këtij projekti, Kryeministri e Ministrja e Ekonomisë vizitojnë KEK-un dhe krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po vjen. Kjo është për keqardhje.

Pas katër vitesh në pushtet, asnjë projekt madhor nuk ka nisur. Nuk janë kryer as projektet e nisura nga qeveria e kaluar. Premtimi që VV-Guxo u kanë dhënë qytetarëve më 14 shkurt 2021 ka qenë:

“Furnizim me energji të vazhdueshme dhe të përballueshme”. Ky premtim, sikurse të gjitha premtimet e tjera, është shkelur pasi kapacitetet energjetike nuk janë rritur. Sot, Kosova nuk ka siguri energjetike, pra nuk ka energji të vazhdueshme. Çmimi i energjisë është rritur dy herë në këtë mandat, por jo pagat dhe të ardhurat e tjera, duke e shkelur kështu premtimin për energji të përballueshme”, ka shkruar Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.