Fundamenti

SHBA, gjithmonë me shqiptarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Politika e Jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbetet e njëjtë ndaj Kosovës, pavarësisht nëse president i SHBA-ve zgjidhet demokratja Hillary Clinton apo republikani Donald Trump. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se diplomacia amerikane ndërtohet mbi baza afatgjata dhe nuk ndryshon “brenda ditës”. Presidenti i ri, sipas tyre, e vazhdon njëtrajtshmërinë e mbështetjes ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Politika e Jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë koherente ndaj Kosovës, pavarësisht nëse në krye të Shtëpisë së Bardhës do të vijë kandidatja demokrate Hillary Clinton apo ai republikan Donald Trump.

Kështu vlerësojnë njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme amerikane, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kjo pasi, sipas tyre, politikat e jashtme amerikane ndërtohen mbi baza afatgjata dhe se kornizat e këtyre politikave i vendos Kongresi, ndërsa presidenti i zbaton ato.

Uji Dea

Megjithatë, nuk mohohet fakti që rasti i kandidatit republikan Donald Trump është më specifik për shkak të dallimeve që ky i fundit ka edhe me partinë e tij sa i përket shumë çështjeve.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë për “Zërin”, se parimisht nuk do të duhej të ndryshonin marrëdhëniet në mes të SHBA-ve dhe Kosovës, madje ai thotë se edhe në bazë të praktikave të deritanishme politika e jashtme amerikane nuk ka ndryshuar pavarësisht nëse presidenti ka qenë republikan apo demokrat.

“Parimisht nuk do të duhej të ndryshonin raportet në mes të dyja vendeve. Nëse ndalemi edhe në praktikën e deritashme, pavarësisht kandidatëve demokratë ose republikanë, është dëshmuar që politika e jashtme në përgjithësi dhe në veçanti ndaj Ballkanit e shqiptarëve nuk ka ndryshuar. Madje shtetet e fuqishme, siç është rasti i Shteteve të Bashkuara, nuk ndryshojnë qasjen e tyre sepse politikat e tyre të jashtme ndërtohen mbi baza afatgjata dhe jo afatshkurtra”, ka vlerësuar Hoti./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.