Uji Dea

SHBA, Gjermania dhe Britania përkrahin privatizimin e PTK-së

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Në një deklaratë të përbashkët ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë kanë përkrahur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së.

“Me miratimin nga qeveria të ofertës së Axos Consortium për Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK-në) Kosova ka bërë sot një hap të rëndësishëm drejt forcimit të zhvillimit të saj ekonomik. Privatizimi i PTK-së paraqet një mundësi të rëndësishme për rivitalizimin e sektorit të teknologjisë informative dhe telekomunikimit dhe është thelbësor për rritjen ekonomike të Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri ambasadave.

Mobi Casa

“Ambasadat e Republikës Federale të Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara presin që qeveria të bëjë përparim të vazhdueshëm për të siguruar se të gjitha përpjekjet e ardhshme të Kosovës në privatizim janë transparente dhe në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira”, përfundon deklarata. /Telegrafi/