GRANDEMALL

SHBA, falimenton qyteti me 300 mijë banorë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qyteti kalifornian i Stoktonit pritet të shndërrohet në qytetin më të madh amerikan në histori që do të shpallë falimentimin në orët e ardhshme.

Kryebashkiakia Ann Johnston deklaroi përpara këshillit bashkiak se nuk mund të bëhet më asgjë për të shpëtuar financat e qytetit dhe se ajo ka marrë “vendimin më të vështirë dhe zemërthyes” të jetës së saj.

Si rrjedhojë, shpallja e falimentimit në bazë të ligjit amerikan eshte bere e pashmangshme.

Shtëpi e 290 mijë banorëve, 140 kilometra nga San Françisko, Stokton u godit rëndë nga kriza e tregut të pasurive të paluajtshme në SHBA në vitet 2008-09.

ARKATANA

Shpallja e falimentimit do të lejojë qytetin të paguajë disa prej kreditorëve të tij, së bashku me disa prej shërbimeve të domosdoshme, si policia dhe departamenti i zjarrëfikëseve.

Përpara hedhjes së këtij hapi nga administrate lokale, u vendos një rritje drastike taksash për banorët, shkurtimi i çerekut të punonjësve të policisë, i pagave për mjekët dhe u largua nga puna një e treta e personelit zjarrëfikës.

Aktualisht, Stokton qëndron midis qyteteve me kriminalitetin më të lartë në SHBA, ndërsa papunësia prej 15% është dy herë më e lartë se mesatarja kombëtare.

I zgjedhur si qyteti më i mjerueshëm amerikan në vitin 2010, Stokton është një prej qyteteve të mesme në gjendje të vështirë financiare. Shtëpi e 70 mijë banorëve, gjatë javës u lajmerua se edhe Kamden në Nju Xhersi po shkon drejt falimentimit.(tch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.