Hidromorava

SHBA e interesuar për zhvillimin e Bujanocit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Zhvillimi ekonomikë në Luginë ishte temë e bisedës së sotme të Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë takimit që përfaqësuesit amerikan patën me kryetarin e komunës.

Delegacioni Amerikan i përfaqësuar, me Jerry Bisson drejtorë i zyrës për zhvillim Ekonomik për Evropë dhe Euro-Azi si dhe Suzan Kutur drejtoresh për zhvillim ekonomik në kuadër të USAID-it në Beograd, janë interesuar për realizimin e projekteve që do të ndihmonin zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit.

Uji Dea

Kryetari i komunës, Nagip Arifi, është ndarë i kënaqur nga ky takim. “Takimi ishte shumë i frytshëm. Delegacioni amerikan shprehu interesimin për projektet që po realizohen, si dhe mundësinë e implementimit të projekteve të tjerë me interes për qytetaret e komunës së Bujanocit”, tha pas takimit Arifi.

Ditëve të fundit Arifi është duke realizuar takime të shumta me përfaqësues të ambasadave të huaja të akredituara në Beograd/Titulli.com/