GRANDEMALL

SHBA: Braktisni idenë për shfuqizimin e Speciales!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-ja) i kanë bërë thirrje sërish palës kosovare që të heqë dorë përfundimisht nga ideja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shkruan Zëri.Info.

Një gjë të tillë më përpara e kanë kërkuar edhe shtetet e QUINT-it. Madje para dy ditësh në Kosovë ka ardhur edhe një delegacion franko-gjerman pas shqetësimeve për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara. Mirëpo, ndonëse ky delegacion ka zhvilluar vizita me krerët institucionalë (kryeministrin Ramush Haradinajn e presidentin Hashim Thaçin) institucionet përkatëse nuk kanë dhënë detaje se për çka është diskutuar.

Ndërkohë, pos krerëve institucionalë, gjatë ditës së djeshme takim me këtë delegacion kanë zhvilluar edhe dy partitë opozitare, LDK-ja e LVV-ja, shkruan Zëri.Info

UBT

Përderisa LDK-ja ka njoftuar se gjatë takimit me këtë delegacion emisarët kanë shprehur brengosjen e thellë të Berlinit dhe të Parisit për idenë e shfuqizimit të Speciales, nga LVV-ja kanë thënë se atyre u janë përcjellë qëndrimet e këtij subjekti mbi padrejtësinë e kësaj Gjykate.

Takimi me delegacionin e BE-së, Qeveria e Presidenca s’japin detaje

Ambasada Gjermane në Prishtinë para dy ditësh ka njoftuar për vizitën e delegacionit të jashtëm në Kosovë, i përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach, dhe shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.