Shatërvani që kushtoi 170 milionë euro
Një shatërvan në Dubai ka kushtuar një shumë marramendëse prej 170 milionë eurosh. Këto para, mes tjerash, janë shpenzuar në 6.600 llamba dhe 25 projektorë me ngjyra.
Shatërvani është i gjatë 275 metra, ndërsa uji arrin lartësi deri në 73 metra.
Për ta zbukuruar edhe më shumë atmosferën, ata krahas efekteve speciale të dritave e kanë përfshirë edhe muzikën tradicionale arabe dhe muzikën pop ndërkombëtare.