Hidromorava

Sharon Stone akuzohet për racizëm dhe fyerje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Los Angeles, 29 maj – Ish-dadoja nga Filipinet, Erlinda Elemen, e cila më shumë se katër vite ka punuar si dado te Sharon Stone, pohon që aktorja e ka fyer aksentin, besimin fetar dhe prejardhjen e saj.

Ish-dadoja në akuzën kundër Sharon Stone (54) ka thënë që aktorja në mënyrë të padrejtë e ka pushuar nga puna dhe ka fyer prejardhjen nga Filipinet, aksentin dhe besimin e saj fetar. Erlinda Elemen nga Filipinet në vitin 2008 është punësuar tek aktorja si dado ndihmëse. Është kujdesur për tre djemtë e saj, Roan, Laird dhe Quinn dhe pastaj aktroja e ka avancuar si dado kryesore.

Pas shpërnguljes në shtëpinë e aktores, ka jetuar dhe ka udhëtuar me Sharon dhe fëmijët e saj gjithnjë deri në vitin 2011, kur aktorja e ka larguar nga puna.

Elemen në akuzën e saj ka përmendur që aktorja ka fyer aksentin e saj dhe i ka thënë që të mos komunikojë më fëmijët e saj sepse nuk dëshiron të flasin si ajo. Ajo pretendon që aktorja i ka thënë që njerëzit e Filipineve janë të trashë dhe nuk e ka lejuar të mbajë biblën në shtëpi.

Mobi Casa

Pasi që e ka pyetur për t’ia paguar orët jashtë orarit, aktorja i ka thënë që nuk ka të drejtë dhe e ka larguar nga puna.

Elemen me 16 shkurt të vitit 2011 në Kaliforni ka bërë denoncimin në të cilin ka përmendur që ka përjetuar ngacmim dhe abuzim dhe që si kompensim kërkon shumë të caktuar të parave nga aktorja.

“Kjo është akuzë absurde e bërë nga ana e një ish punonjëse të pakënaqur e cila ashiqare është në kërkim të parave në çfarëdo mënyre. Kjo është akuzë joserioze me pretendime absurde, Sharon Stone do të justifikohet plotësisht në gjyq,” ka komentuar zëdhënësi i aktores.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.