Fundamenti

Sharlatanizmi i politikës i ka sëmurë edhe gjuhëtarët!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Debatin e hapur së fundi nga gjuhëtarët rreth zanorës “ë”, deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, e ka komentuar si tallës dhe absurd. “Sot! Një debat absurd deri në moskontroll ka filluar brenda gjuhëtarëvë të gjuhës shqipe. E quajnë me ironi ‘Debati për ‘ë’-në”.

“Çfarë po ndodh!? Pse po tallen?!… Sepse, tallje është qartazi kjo shpërndarje mediatike që vë në lojë Traktatin Shkencor të ekzistencës së kombit shqiptar sic është Gjuha Kombëtare. Dikush del në media dhe thotë ‘u mor vendimi’ dhe dikush tjetër thotë ‘nuk është marrë asnjë vendim’”, shkruan ish-kryeministri shqiptar në rrejtin e tij social.

“Të më falin gjuhëtarët dhe akademikët tanë shqiptarë, por është e qartë se sharlatanizmi i politikës i ka sëmurë edhe ata më keq se sa duhet… A ka ndonjë dokument për këtë që po ndodh me Gjuhën Shqipe? A ka ‘proces-verbal’… tek e fundit!? Si ka mundësi që ky proces po i lihet ‘disa intervistave’…?!”, komenton Majko.

Deputeti socialist shpreh keqardhjen e tij që një debat i tillë i dhurohet shqiptarëve në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke kërkuar respekt për historinë dhe njerëzit që organizuan Kongresin e Manastirit të Gjuhës Shqipe dhe u bënë nyja e lidhëse e Rilindjes Kombëtare midis Lidhjes së Prizrenit dhe Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

Eco Higjiena

“Kush jeni ju që talleni? – është pyetja fundore për këtë ‘lukuni’ inatcorësh me emrin e nderuar ‘gjuhëtar’ që nuk gjejnë procedurat korrekte për të na shpejguar se cfarë kanë bërë, apo duan të bëjnë…(!?)”, pyet Majko.

“Dhe per t’ju drejtuar edhe me përulje – Gjuhëtarë dhe pasardhës të Testamentit të Kongresit të Manastirit! JU LUTEM, të kuptoni, me kujdes e dhëmbshuri, që përpara se të keni titujt administrativ dhe nervozizmin, ditor, e të qenit “më i aftë se njëri- tjetri”,…KUJTOHUNI që qëndroni mbi kohën dhe detajet ordinere të së përditshmes, për tu përkujdesur në fenomenin më thelbësor siç është Gjuha Shqipe dhe që i bën shqiptarët këta që janë…”.

“Në shkencën tuaj unike ‘gabimi’ nuk ekziston. Ka vetëm ‘bekim’ ose ‘mallkim’, i cili do ju ndjekë edhe pas vdekjes…”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Majko.

Ditë më parë në Tiranë, Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me zhvillimin, përsosjen e përdorimin e shqipes standarde, ka diskutuar “drejtshkrimin e zanorës ‘ë’ të patheksuar në shqipen standarde”, ku studiuesit u përqendruan në disa raste konkrete të drejtshkrimit të kësaj zanoreje në pozicion paratheksor e pastheksor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.