Shaqiri vlerësohet nga mediet evropiane

Xherdan Shaqiri është duke fituar gjithnjë e më shumë respekt në futbollin gjerman, por edhe evropian.Mesfushori kosovar i Bayern Munchen në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola, një në kampionat dhe një në garat e kupës gjermane. Përveç kësaj Shaqiri ka dëshmuar rritje në formën e tij.
“Angazhim shumë i madh, që edhe u shpërblye me gol dhe fitore”, shkruan AZ. “Modestinë dhe vetëbesimin e tij e duan të gjithë tek Bayerni. Ai vrapoi shumë, pati shumë pasime. Dribloi mirë edhe para këmbëve të kundërshtarit. Në fazën vendimtare të lojës shënoi golin e dytë”, shkroi Süddeutsche Zeitung.
Portali i njohur i futbollit, “Goal.com ‘, Shaqirin e ka vlerësuar futbollistin më të mirë të ndeshjes. “Depërtoi në anën e majtë dhe të djathtë, dhe me shumë kombinime të mira me bashkëlojtarët”.