Mobi Casa

Shaqiri, transferi më i shtrenjtë i bundesligës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ndërsa Xhaka është transferi më i shtrenjtë që ka paguar ndonjëherë klubi i tij, Borussia Mönchengladbach

Kalimi i Xherdan Shaqirit nga Fc Baseli i Zvicrës në FC Bayernin gjerman ka qenë “pazari” më i shtrenjtë që ka bërë këtë vit bundesliga gjermane me lojtarë nga jashtë. Siç dihet ky transfer ka kushtuar 15 milionë franga ose 12 milionë euro.

Pak më pak se Shaqiri ka kushtuar kalimi i Xhakës në Borussia Mönchengladbach, gjegjësisht 11 milionë franga ose 8 milionë euro. Kështu, Xhaka bashkë me holandezin Bas Dost që ka kaluar në Wolfsburg ndajnë vendin e dytë për nga çmimi i paguar për ta në bundesligën gjermane.

RCCOLA

Njëkohësisht Xhaka është transferi më i shtrenjtë që ka paguar ndonjëherë klubi i tij, Borussia Mönchengladbach.

Megjithatë, shumat e paguara për dy shqiptaro-zviceranët mbeten largë po u krahasuan me shumën e paguar për një transfer brendagjerman, të bërë këtë vit. Marco Reus ka kaluar nga Gladbach te Borussia Dortmund për 20 milionë franga, shkruajnë mediet zvicerane.