RCCOLA

Shaqiri synon të luajë më shpesh

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Xherdan Shaqiri e mbylli një sezon përrallor me Bayern Munichun, ku i fitoi të gjithë trofetë e mundshëm, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Mirëpo, mesfushori kosovar synon të luajë më shpesh në fanellën e gjigantit bavarez në ndeshje të rëndësishme, pasi sezonin që shkoi luajti kryesisht në përballje me kundërshtarë mesatarë.

“Edhe pse jam i kënaqur me sezonin që shkoi, dua të luaj më shpesh. Hapi i radhës është që të luaj rregullisht. Dua të kontribuoj në ndeshjet e rëndësishme të sezonit që nga fillimi, duke e dhënë kontributin tim në suksesin e skuadrës”, deklaroi Shaqiri në një intervistë për uebfaqen srf.ch, duke konfirmuar se nuk ia ka frikën konkurrencës.

Hidromorava

“Dua të zhvillohem dhe të bëhem futbollist i klasit të lartë absolut. Për ta arritur këtë, mendoj se vendi i duhur është Bayerni. Unë jam i ri dhe kam mundësi të përmirësohem”, vazhdoi 21 vjeçari, i cili kontribuoi me një asistim në fitoren e Zvicrës ndaj Qipros të shtunën, në kualifikimet për Botërorin 2014.

Përfaqësuesi zviceran e ka konsideruar trajnerin e larguar tashmë, Jupp Heynckes si trajnerin perfekt, ndërsa i ka dhënë mirëseardhje Pep Guardiolës, me të cilin nuk e ka pasur ende mundësinë dhe rastin të kontaktojë apo të takohet.

Ai e di se sezonin e ardhshëm, presioni do të bie mbi futbollistët e Bayernit, pas sezonit të suksesshëm që e patën, por beson se bavarezët do të vazhdojnë të fitojnë trofe të rëndësishëm në sezonet e ardhshme.