Uji Dea

Shaqiri starton në Bundesligë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Xherdan Shaqiri pritet të luaj nga minuta e parë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri kundër Greuther Furthit.

Sipas gazetës së përditshme gjermane Kicker.de francezi Franck Ribery, do të mungoj në këtë përballje derisa trajneri Jupp Heynckes ka vendosur që gjilanasin ta hedh në formacionin bazë.

Uji Dea

Gjatë fazës përgatitore, kosovari me pasaportë zvicerane, shkëlqeu me ekipin nga ‘Allianz Arena’ duke luajtur vazhdimisht në formacionin bazë. Përveç kësaj 20 vjeçari shënoi edhe gol në fitoren e Bayernit 4:0 ndaj Regensburgut e cila u zhvillua në kuadër të Kupës së Gjermanisë.