ARKATANA

Shaqiri shënon golin e tij të parë për Bajernin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Mbetet e hapur nëse loja e tij mjafton për 11-shen e parë”, shkruan gazeta Bild pas ndeshjes ku Shaqiri shënoi gol

Shtypi gjerman dhe zviceran e ndjek Shaqirin, respektivisht “transferin më të shtrenjtë të vitit” në Gjermani hap pas hapi. Kështu, në gazetat e të shtunës u regjistrua dhe u përshkrua gjerësisht goli i parë që “Shaq” e shënoi për FC Bajernin. Goli, u shënua në një ndeshje testuese kundër klubit të ligës regjionale Ismaning, ku Bajerni fitoi me lehtësi 4:0.

Eco Higjiena

Por, me gjithë faktin se në titujt e shkrimeve potencohet se Shaqiri ka shënuar gol, në vazhdim të tekstit të gazetës Bild, xhuxhit magjik nuk “i shkruhet” mirë. “Mbetet e hapur nëse loja e tij mjafton për 11-shen e parë”, shkruan gazeta jo shumë e bindur me potencialin e Shaqirit.

Por 20 vjeçari i ka edhe disa javë në dispozicion për të bindur trajnerin Heynckes për kualitetet e veta. Shaqiri në ndeshjen kundër Ismaningut ka luajtur në njëmbëdhjetëshen e parë dhe ka filluar si sulmues. Mirëpo, golin e tij të parë si bajeras ai e ka shënuar pasi ka ndërruar anën, kur filloi të luante si lojtar mesfushor. Goli i Shaqiri, i shënuar në minutën e 86, e ka ngritur rezultatin në 3:0

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.