Fundamenti

Shaqiri pas golit mbrëmë me Zvicrën: Vazhdojmë kështu edhe ndaj Austrisë para Euro-s 2024

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kombëtarja e Zvicrës shënoi fitore 4:0 ndaj Estonisë në ndeshjen miqësore para Euro-s 2024.

Gol në këtë takim shënoi edhe lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan Indeksonline

Shaqiri shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ai ndjehet i lumtur që realizoi, kurse pas ndeshjes tha se “Helvetikët” duhet të vazhdojnë në këtë mënyrë para ndeshjeve të Euro-s 2024.

Mobi Casa

“E kemi edhe një miqësore ndaj Austrisë, duhet ta bëjmë të njëjtën gjë, para se të udhëtojmë për në Gjermani.

“Nuk kemi shënuar katër gola për një kohë të gjatë, një ndjenjë e bukur. Tani vazhdojmë kështu”, u shpreh Shaqiri pas ndeshjes

Kujtojmë se Zvicra më 8 qershor luan një tjetër miqësore ndaj Austrisë dhe më pas udhëton në Gjermani për Euro-n 2024, ku do jetë në grup me nikoqirin, Skocinë dhe Hungarinë./Indeksonline/