UBT

Shaqiri optimist: Do ta mundim Arsenalin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mesfushori sulmues i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri është treguar optimist për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Arsenalit.

Reprezentuesi i kombëtares së Zvicrës ka thënë se ka besim të plotë në bashkëojtarët e tij, teksa shpreson në fitore.

UBT

“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Arsenalit, mirëpo ne jemi duke shpresuar që të marrim një rezultat pozitiv. Jam i gatshëm të rikthehem në aksion për Stoken dhe shpresoj që të paktën të marrim një pikë”, ka përfunduar ai.

Stoke City të shtunën përballet në udhëtim me Arsenalin në kuadër të javës së pestë të kampionatit anglez. Arsenali është i gjashti me 7 pikë, ndërsa Stoke City i 18-ti me 2 pikë./Telegrafi