UBT

Shaqiri nuk ndalet

/ 1 minutë lexim

Xherdan Shaqiri ka vazhduar me shënimin e golave. Pasi realizoi ndaj Napolit dhe Kaiserslauternit, mesfushori kosovar ishte protagonist edhe në ndeshjen e parë zyrtare me Bayern Munichun.

20 vjeçari ka shënuar gol në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Ligës ndaj Werder Bremenit. Gjilanasi e mori një top të mirë nga Arjen Robben, për ta plasuar topin në rrjetë në minutën e 27-të, për ta barazuar rezultatin përkohësisht në 1:1.

Eco Higjiena

Loja e rregullt përfundoi 2:2, me golat për Werderin që i realizuan Petersen (12’) e Füllkrug (43’), derisa golin e dytë për ekipin e Jupp Heynckes e shënoi Kroos (60’).

Në ekzekutimin e penalltive, më të mirë ishin futbollistët e Werderit, të cilët fituan 4:2 dhe në finale do të luajnë me Borussia Dortmundin, e cila e eliminoi Hamburgun. Ish futbollisti i Baselit ka luajtur në krahun e majtë, ku zakonisht angazhohet Franck Ribery.