FITORJA

Shaqiri: Nuk ka rivalitet mes meje dhe Robbenit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lojtari tashmë i Bajernit të Munihut, Xherdan Shaqiri është duke e ndjekur Kampionatin Evropian si shikues i zakonshëm, përmes transmetimeve televizive.

Ai ka thënë se shpreson që titullin e kampionit ta fitojë Gjermania. “Është dëm që ne me Zvicrën nuk u kualifikuam” ësjtë shprehur Shaqiri.

Ai ka folur edhe për konkurrencën që po e proklamojnë disa medie, në mes të tij dhe yllit holandez të Bajernit, Arien Robben. Ato me këtë rast thirren në formën jo shumë të mirë të këtij të fundit në Evropianin 2012. Për Shaqirin, një rivalitet i tillë nuk është temë reale. Ai ka vetëm lëvdata për kolegun e tij më të vjetër.

FITORJA

“Robben, në ndeshjen kundër Gjermanisë me siguri nuk ka luajtur më së miri, por edhe skuadra si tërësi nuk ka qenë në nivel. Robben-it i duhen bashkëlojtarë të mirë për të zhvilluar lojë të mirë. Nëse bashkëlojtarët nuk janë të mirë, atëherë nuk mund të jetë i mirë as Robben. Por ai është një super lojtar”, ka thënë Shaqiri dhe është shprehur i lumtur që së shpejti do të takohet në Bajern me Robbenin.

Kjo pritet të ndodhë më 3 korrik, kur Bajerni fillon stërvitjet për sezonin në vijim. Ndërsa Shaqiri do të shpërngulet në Munih gjatë ditëve të ardhshme. “Do të më mungojë Zvicra”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.