Shaqiri nuk e harron Kosovën, organizon miqësoren me Willin

Ylli i Bayern Munichut, Xherdan Shaiqri, është më meritoi që përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen miqësore me Willin me 12 tetor.
Edhe pse nuk luanë për përfaqësuesen e Kosovës, Xherdan Shaqiri nuk po e harron vendlindjen. Ylli i Bayern Munichut, është më meritoi që skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki do ta zhvilloj ndeshjen miqësore me Willin me 12 tetor.Këtë e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK)
“Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka planifikuar që gjatë kampit të organizojë një ndeshje kontrolluese dhe për këtë falë vëllezërve Erdin e Xherdan Shaqiri kanë gjetur mirëkuptim me krerët e skuadrës Will që të zhvillojnë një ndeshje kontrolluese, që përputhet edhe me inaugurimin e stadiumit të ri të këtij qyteti. Ndeshja kontrolluese do të zhvillohet më 12 tetor në orën 15.00”, thuhet në një njoftim të FFK-së.