Uji Dea

Shaqiri në radarin e Romës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Serie A, Roma po mendon ta përforcoj skuadrën. Sipas mediave italiane klubi romak po mendon ta transferoj Xherdan Shaqirin nga Byern Munchen.

Mediat italiane shkruajnë se trajneri i Romës, Rudi Garcia ka folur me drejtuesit e ekipit për blerjen e mundshme të mesfushorit kosovar.

22-vjeçari u ble në verë të 2012 për 12 milionë euro nga Baseli, çka do të thotë se nëse Roma dëshiron vërtet të sigurojnë shërbimet e tij, duhet të paguajnë të paktën 15 milionë euro.

Hidromorava

Kontrata e gjilanasit me klubin bavarez skadon më 2016, por duke parë hapësirat e pakta që mesfushori i kombëtares së Zvicrës po gjen në formacionin e Pep Guardiolës një transferim i mundshëm në ‘Olimpico’ nuk është i pamundshëm.

Romakët mund të hidhen në sulm për Shaqirin që në muajin Janar, sigurisht nëse do të ruajnë pozicionin e tyre në krye të Serisë A, por edhe ky skenar mbetet pak i besueshëm për faktin se 22-vjeçari nuk do të mund të hiqte dorë nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, çka ia siguron Bayerni.

Për këtë arsye, Roma me shumë mundësi do të presë afatin kalimtar të verës për të përgatitur një ofertë konkrete për Xherdan Shaqirin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.