Shaqiri në radarin e Liverpoolit
Liverpooli është duke monitoruar situatën e Xherdan Shaqirit në Bayern Munich dhe është e gatshme që të dërgojë një ofertë në drejtim të shqiptarit.
Menaxheri i “Të kuqve”, Brendan Rodgers është duke synuar përforcimin e ekipit të tij dhe si transferim të suksesshëm e sheh Shaqirin, i cili nuk ka gjetur vend në ekipin e Pep Guardiolas.
Mediumet angleze kanë raportuar se pakënaqësitë e anësorit 22-vjeçar kanë dhënë shenja se ai mund të kërkojë ekip të ri dhe si mundësi shihet edhe Liverpooli që besohet se do të ofrojë 10 milionë euro për të.


