UBT

Shaqiri, në njëmbëdhjetëshen e parë të Bajernit?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Munich – E gjithë kjo tregon se Bayern Munich e ka seriozisht kur llogarit dhe investon te Xherdan Shaqiri që ai të bëhet lojtar titullar.

Më të riut të Bayernit, yllit shqiptar nga Zvicra, Xherdan Shaqiri duket se do t`i buzëqesh fati. Ai ka hyrë tashmë në njëmbëdhjetëshin e parë të klubit më të madh gjerman të futbollit! Nejse, fillimisht bëhet fjalë për një njëmbëdhjetësh të kombinuar për fotografinë zyrtare të FC Bayernit.

Mirëpo, përse në këtë “improvizim “nuk gjenden sikur ai edhe lojtarët tjerë të rinj të kësaj skuadre, si Pizarro, Dante? Po ashtu aty nuk figurojnë as të njohurit si Boateng, Guytravo ose Timoschtschuk..

Uji Dea

E gjithë kjo tregon se Bayerni e ka seriozisht kur llogarit dhe investon te Shaqiri. Në rast se ai do të angazhohet edhe praktikisht si lojtar titullar në njëmbëdhjetëshin e parë, gjasat janë që këtë ta bëjë në repartin e mbrojtjes, në krah të Badstuber, Lahm dhe Alaba.

Duket se “erën” e angazhimit të Shaqirit si titullar e ka ndjerë edhe ylli i Bayernit Arjen Robben, në raport me të cilin zakonisht gazetat gjermane e lakojnë emrin e yllit nga Kosova. Ai e ka ndjerë të nevojshme që të thotë për mediet se “e di që Shaqiri e pretendon vendin e tij në skuadër, por që nuk i frikësohet atij”.