Fundamenti

Shaqiri në fundjavë mund të fitojë titullin e Gjermanisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mynih – Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri mund ta fitojë titullin e kampionit të Gjermanisë me Bayern Muenchenin, shtatë xhiro pa përfunduar kampionati. Por, për të realizuar këtë qëllim ekipi i tij duhet të fitojë të shtunën ndeshjen kundër Hamburgut dhe të shpresojë në dështimin e Borussia Dortmundit ndaj Stuttgartit. Do të mjaftonte dhe një barazim i Dortmundit.

Bayerni pas 26 ndeshjeve të zhvilluara ka plot 20 pikë më shumë se kampioni në fuqi i Gjermanisë, Borussia Dortmund. Bayerni është në pozitën e parë me 69 pikë, kurse Dortmundi si i dyti ka 49.

RCCOLA

Shaqiri 21-vjeçar thotë se edhe po të fitohet titulli i kampionit “para kohe”, nuk do të kenë kohë për të festuar gjatë, pasi të martën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, do të përballen me kampionin në fuqi të Italisë, Juventusin.