FITORJA

Shaqiri mund të përfitojë nga kriza e Robbenit në “Euro 2012”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Muenchen, 15 qershor – Xherdan Shaqiri nuk është duke u paraqitur në Kampionatin evropian të futbollit, por mesfushori kosovar është duke përfituar nga “Euro 2012” që po mbahet në Poloni e Ukrainë.

Rivali i drejtpërdrejtë i Shaqirit për një vend në përbërjen bazë te gjiganti gjerman, Bayern Muenchen, holandezi Arjen Robben është duke treguar formë të dobët dhe kjo shkon në favor të reprezentuesit të Zvicrës. Holanda ka humbur dy ndeshjet e para dhe është në prag të eliminimit.

ARKATANA

Të mërkurën mbrëma u mposht nga Gjermania me rezultatin 2:1. Robben u zëvendësua në minutën e 83-të. Ndeshjen e parë Holanda e humbi nga Danimarka me rezultatin 1:0. Robben në atë takim luajti 90 minuta, por edhe sikundër Gjermanisë nuk u tregua dominant. Holanda është e fundit në grupin B, ndërsa ndeshjen e fundit e luan me Portugalinë.

“Unë besoj se Xherdani mund t’ia dalë kundër Robbenit”, ka thënë presidenti i Baselit, Bernhard Heusler për “blick.ch”. Mediumi zviceran ka shkruar se mes Robbenit dhe Shaqirit pritet të ketë rivalitet të madh. Të dy luajnë në pozitën e mesfushorit të krahut të djathtë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.