Mobi Casa

Shaqiri me tre flamuj në atletet e tij

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në hapësirën e ngushtë të atleteve ai ka vendosur madje tre flamuj: Flamurin shqiptar, zviceran dhe atë të Kosovës

Xherdan Shaqiri, përveç si futbollist i jashtëzakonshëm, është dëshmuar edhe si një bartës i suksesshëm dhe i kërkuar reklamash të kompanive të ndryshme. Kështu, ai bart atletet e Nike-s, me të cilat luajnë dhe yjet si Ronaldo.

Por një gjë tjetër që e dallon Shaqirin qëndron sërish në atletet e tij: në hapësirën e ngushtë të tyre ai ka vendosur madje tre flamuj: Flamurin shqiptar, zviceran dhe atë të Kosovës.

UBT

20 vjeçari i lindur në Gjilan, në Kosovë, ka ardhur në Zvicër në fëmijërinë shumë të hershme, por asnjëherë nuk ka lënë pa e përmendur se “me zemër është 50 për qind kosovar”.

Në një anë tjetër të atleteve ai ka vendosur emrat e motrës dhe dy vëllezërve, shkruan blick.ch.

Gjithë ky detaj i bukur me atletet e futbollistit do të vijë në sprovë më 11 shtator: këtë ditë kombëtarja zvicerane do të luajë kundër asaj të Shqipërisë. A do të dalë Shaqiri në fushë me atletet me tre flamuj?, spekulon mediumi zviceran.