Shaqiri më i miri

Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notën më të lartë te Zvicra pas fitores kundër Lituanisë.Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka marrë vlerësimin më të mirë te Zvicra pas fitores 4:0 kundër Lituanisë.
Xherdani u vlerësua me notën 6 nga e përditshmja zvicerane Blick pasi shënoi dy golat e fundit të këtij triumfi të helvetikëve.
Mjaft mirë u vlerësua edhe paraqitja e Valon Behramit, i cilit u notua me pesë, teksa Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi morën notën katër.
Pajtim Kasami nuk e shijoi asnjë minutë në këtë sfidë, duke qëndruar në bankën rezervë.