RCCOLA

Shaqiri me Audi të re

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ylli kosovar që luan për Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri ka pasuruar garazhin e tij edhe më një veturë luksoze të markës Audi.

‘Bavarezët’, që në edicionin e kaluar fituan tripletën, kanë fituar edhe turneun ‘Audi Cup’ duke mposhtur në finale anglezët e Manchester Cityt, 2:1, turne ky që u mbajt në SHBA.

Uji Dea

Organizatori i këtij turneu u ka dhënë nga një makinë lojtarëve të Bayern Munchen si dhuratë pasi triumfuan në këtë turne. Shaqiri është futbollisti i vetëm shqiptar që deri më tani ka fituar tripletën.