UBT

Shaqiri mbetet në Bayern

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Xherdan Shaqiri nuk do të lëviz nga Bayern Munich gjatë kësaj vere. Mesfushori kosovar kërkohej javë më parë nga Manchester Unitedi dhe Liverpooli, të cilët ishin të gatshëm t’i paguajnë nga 20 milionë euro.

Mirëpo, përfaqësuesi zviceran vendosi t’i mbetet besnik gjigantit bavarez, së paku edhe një sezon. “Nuk më ka shkuar mendja kurrë që të largohem”, u shpreh 21 vjeçari për magazinën zvicerane, Blick.

Madje, ish futbollisti i Baselit synon të luajë sa më shumë të jetë e mundur në skuadrën e Pep Guardiolës. Në sezonin e parë në Allianz Arena ai pati 38 paarqitje, ndërsa këtë sezon synon të zhvillojë edhe më shumë.

“Natyrisht, unë e kam objektiv që të rritem në çdo sezon. Unë dua t’i nis ndeshjet nga fillimi”, vazhdoi futbollisti gjilanas

Sezoni i ri në Bundesligë fillon më 9 gusht dhe Bayerni do të luajë në Allianz Arena ndaj Borussia Monchengladbahut. Ai mendon se të gjithë lojtarët mund të luajnë nga fillimi, pasi janë të nivelit të njëjtë.

UBT

Futbollisti kosovar është i vetëdijshëm për konkurrencën që e pret, pasi gjatë verës ajo u forcua me arritjen e Mario Gotzes dhe Thiago Alcantaras, por ai insiston se konkurrenca është një gjë e mirë për një ekip të madh.

21 vjeçari tregon se ka biseduar me Pep Guardiolën, por që trajneri spanjoll i ka folur vetëm për përfqësuesen e Zvicrës, të cilën ia ka lavdëruar shumë dhe për të cilën mendon se mund të shkojë larg në Botërorin 2014.

“Konkurrenca na bën mirë. Të gjithë duan të kemi sukses, të gjithë duan të luajnë. Ja pse jemi skuadra më e mirë në Evropë, e cila sezonin e kaluar i fitoi të tre titujt”, vijoi ai.

Në fund, Shaqiri mendon se Guardiola ka një shpirt fituesi dhe që i kërkon sukseset me ngulm, ndërsa Thiago Alcantaran e konsideron një super lojtar.