Mobi Casa

Shaqiri, lojtari i duhur për Guardiolën

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Sipas ish-futbollistit të Bayern Munichut dhe Përfaqësueses gjermane, Thomas Helmer, Xherdan Shaqiri është një talent i rrallë që do t’i kryej shumë punë trajnerit të ri të bavarezëve, Pep Guardiola. Ai ka lavdëruar stilin e lojës së ‘Shaqës’.

Pas ‘Kaizerit’, Franz Beckenbauer’, në përkrahje të superyllit kosovar, Xherdan Shaqiri, ka dal edhe ish-futbollisti i Bayern Munichut dhe Përfaqësueses gjermane, Thomas Helmer. Duke folur për të përditshmen zvicerane ‘Blick’, Helmer ka lavdëruar talentin e Xherdanit, duke theksuar se ai është përshtatur në mënyrën më të mirë te klubi gjerman.

Uji Dea

“Shaqiri ka bërë gjithçka në mënyrën e duhur. Ai ka pasur pritje të mrekullueshme në Munih, është shumë i talentuar, i shpejt dhe dinamik. Jam i sigurt se ai do të ketë sukses në Bayern”, ka theksuar Helmer. Ish-mbrojtësi gjerman nuk e vë në dyshim se Shaqiri do të jetë pjesë e planave të spanjollit, Pep Guardiola, pasi ky ta marr drejtimin e bavarezëve nga stinori i ardhshëm.

“Unë besoj se ai do të përshtatet në sistemin e ri të Guardiolës. Ai do ta ketë rastin të mësoj gjëra të reja nga tipi i duhur i personit”, ka shtuar ylli i futbollit gjerman. Shaqiri është duke pauzuar gjatë këtyre ditëve, pasi të hënën pësoi një lëndim të lehtë në nyjën e këmbës së tij të djathtë. Ai do të mungojë në takimin që bavarezët do ta zhvillojnë në fundjavë kundër Mainzit, megjithatë pritet të grumbullohet me Përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjen miqësore të javës së ardhshme kundër Greqisë.