UBT

Shaqiri: Jam mysliman, Krishtlindjet, si çdo ditë tjetër!

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Superylli kosovar, Xherdan Shaqiri, edhe njëherë ka treguar karakterin e tij të fortë. Futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit, me bindje të plotë deklaroi se nuk do të festojë Krishtlindjet, pasi ai është një mysliman dhe i takon besimit Islam.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen zvicerane, ‘Blick’, Shaqiri ndër të tjera deklaroi se është i kënaqur me aventurën e tij të deritanishme te Bayern Munichu, duke potencuar se gjërat për të janë duke shkuar ashtu siç i kishte planifikuar.

Tutje, Xherdani bëri të ditur se pushimin dimëror do ta kaloj me familjen e tij në Zvicër, teksa pret që viti i ardhshëm të sjell suksese më të mëdha për karrierën e tij.

Në xhirot e fundit ju keni shënuar golin e parë në Bundesligë për Bayernin. Si e vlerësoni këtë gjysmëstinor?

Xherdan Shaqiri: Sigurisht se është një ndjenjë e mrekullueshme ta shënoja në ‘shtëpi’ golin tim të parë në Bundesligë. Unë kam pritur shumë për një gjë të tillë. Është mirë që goli erdhi në fund, për çka jam shumë i kënaqur.

21 ndeshje zyrtare, katër gola, shtatë asistime – pak a shumë ajo që keni pritur?

Xherdan Shaqiri: (mendohet) Është gati krejt ajo që kam planifikuar për pjesën e parë të stinorit. Unë kam treguar se nuk jam një lojtar rezervist. Unë gjithashtu kam luajtur në ndeshje të mëdha, kam shënuar në çdo garë. Po ecën mirë për mua dhe skuadrën. Jam shumë i kënaqur.

Cilat ishin ngjarjet kryesore?

Xherdan Shaqiri: Hmm, mendoj se kemi pasur shumë ngjarje të mëdha. Ne fituam shumë ndeshje, shënuam shumë gola, luajtëm ndeshje të mrekullueshme. Ne jemi ende në ‘luftë’ në tri gara. Edhe pse kemi fituar Superkupën, ende jemi pa titull.

Kjo do të thotë?

Xherdan Shaqiri: Unë dëshirojë të flas vetëm kur të kem diçka në dorën time. Ngjarja ime kryesor do të jetë verën tjetër, nëse do ta mbaj trofeun e kampionit në duar. Asgjë tjetër nuk ka vlerë.

Kështu, as Liga e Kampionëve?

Xherdan Shaqiri: Nuk e mendova atë. Sigurisht se ne duam të jemi aty sa më shumë që të jetë e mundur dhe të luftojmë për titullin. Ne jemi një top-klub dhe gjithashtu kemi paraqitje të shkëlqyera ndërkombëtare. Por, prioritet është Kampionati. Pas dy vitesh, triumfi i përket përsëri Munihut.

A kishte pika të dobëta në këtë gjysmëpjesë të stinorit?

Xherdan Shaqiri: Nuk mund të mendoj ndonjë gjë për momentin.

Por, edhe te Bayern ju nuk me siguri nuk jeni të lumtur që qëndroni në bankë?

Xherdan Shaqiri: Po, kjo është një përvojë e re për mua. Unë pata një ndeshje të mirë në Ligën e Kampionëve kundër Borisovit dhe shënova gol. Ndeshjen tjetër kundër Augsburgut 90 minuta qëndrova në bankë. Por, kështu është puna, ne kemi shumë top-lojtarë. Unë mund t’ia dal.

Jeni përdorur në disa pozicione. Nga e djathtë në të majtë, pastaj në mes. Ju gjithashtu mund të luani si anësor. Ku e shihni ju vetën tuaj më së miri?

Xherdan Shaqiri: Pozicioni im i preferuar gjithmonë ka qeni 10-shi, që është në qendër. Por, unë gjithashtu mund t’i tregoj cilësitë e mia edhe në krahë. Dhe në Bayern ju mund të ndiheni të lumtur vetëm të luani, pasi nuk ka rëndësi se ku.

Fundamenti

Në anketat e radio-stacioneve në Munih shpesh jeni zgjedhur si lojtari më i mirë. Jeni bërë tashmë një i pëlqyer i tifozëve. Pse?

Xherdan Shaqiri: (qeshet) Nuk e kam idenë. Është mirë të dëgjojë që tifozët më pëlqejnë mua. Por, unë nuk mund të vetëkënaqem. Është e rëndësishme që ne jemi të suksesshëm. Gjithçka tjetër është një bonus fantastik.

Çfarë dëshiron Xherdan Shaqiri për 2013-n?

Xherdan Shaqiri: E para dhe më e rëndësishmja, sigurisht se është shëndeti për mua dhe familjen time. Kjo është mbi të gjitha. Sa i përket sportit, unë shpresoj se do të vazhdojë të fitojë sa më shumë tituj që të jetë e mundur. Personalisht, dëshiroj të luaj më shumë ndeshje se më parë. Ky është synimi im.

A keni pasur kohë ta vizioni Munihun vetë?

Xherdan Shaqiri: Jo edhe aq, por sigurisht se i kam parë disa gjëra.

Për shembull?

Xherdan Shaqiri: Gjatë verës, unë njëherë isha në ‘Kopshtin Anglez’ dhe në ‘Marienplatz’. Unë shpesh udhëtoj me miqtë në ‘Grunwald’, ku unë e kam apartamentin.

Dhe ku ju pëlqen më së shumti?

Xherdan Shaqiri: (qeshet) Sigurisht se stadiumi ‘Allianz Arena’. Por, sinqerisht jam ambientuar mjaft mirë. Njerëzit janë të mirë, më pëlqen qyteti. Dhe duke e shikuar Baselin, nuk është larg.

Si po ndiheni që po shkoni në pushim dimëror?

Xherdan Shaqiri: Krejtësisht i relaksuar. Siç e thash, ne duhet të jemi shumë të kënaqur. Tani është koha të rimbushim bateritë. Në janar ne duhet të jemi gati dhe të mbushur komplet.

Si do t’i festoni Krishtlindjet?

Xherdan Shaqiri: Jo nuk i festoj, unë jam një mysliman.

Si do e prisni ditën e Krishtlindjeve?

Xherdan Shaqiri: Si çdo ditë tjetër.

Asnjë dhuratë, asnjë bredh Krishtlindjesh?

Xherdan Shaqiri: (qeshet) Për motrën time, ne kemi zbukuruar një bredh. Dhe sigurisht se do të kalojë kohë me familjen. Shumicën e kohës do ta kaloj në Zvicër. (ORAinfo)