Shaqiri iu përgjigjet kritikëve me: Natën e mirë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Edhe pse u kritikua shumë pse nuk ngriti zërin e tij për incidentin në Beograd, Xherdan Shaqiri vazhdon të mos reagojë.

Ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, u kritikua mjaft shumë ditëve të fundit pasi nuk dha as të vetmen deklaratë për ta mbështetur Kombëtaren shqiptare pas incidentit në Serbi.

Eco Higjiena

Për dallim nga Granit Xhaka, Xherdani nuk përdori as profilet e tij në rrjetet sociale për të treguar mbështetje për kuqezinjtë.

Së fundmi, anëtari i bavarezëve ka postuar një fotografi duke reklamuar orën e tij të re Hublot, teksa në përshkrimin e fotos shkroi: “Natën e mirë”.