Shaqiri “i huazon” imazhin Coca-Colës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ditë më parë, Coca-Cola për Zvicër një konferencë shtypi ka shpallur super yllin e futbollit, Xherdan Shaqirin “ambasador” të kësaj firme të madhe. Me këtë, atij i njiohet edhe statusi i idhurllit për shumë të rinj në Zvicër.

Para tij, bartës të imazhit të Coca-Cola-s kishiun qenë edhe futbollistët si Murat Yakin, Johan Djourou dhe binjakët Degen.

“Xherdan Shaqiri ka qenë kandidati ynë i preferuar” ka thënë Mathias Schneider, udhëheqës për komunikim, i Coca-Cola Schweiz. “Me mënyrën e tij të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe simpatike dhe si një talent unik sporti me një vetëdije për përgjegjësinë scoiale, ai është një idhull për të gjithë të rinjtë”.

Eco Higjiena

Edhe vetë Shaqiri e shikon me entuziazëm angazhimin e tij të ri: “Gëzohem që po bëhem pjesë e familjes Coca-Cola, sepse më vjen mirë që ajo angazhohet për të rinjtë në futbollin e Zvicrës.”

Coca-Cola ka vazhduar kontratën e saj me Federatën Zvicerane të Futbollit (SFV) për katër vitet e ardhshme dhe do të jetë edhe më tutje sponsoruese e emrit të Lige¨s së Juniorëve, në të cilën kishte luajtur dikur edhe Shaqiri si futbollist i ri.

Ashtu sikurse te punëdhënësi i tij i ri (te Bajerni i Munihut), Shaqiri është pritur me numrin 11 edhe nga Coca-Cola. Në prezantimin zyrtar atij i është dhuruar fanela simbolike e Colin Forrest, menaxherit kryesor të Coca-Cola Schweiz. Të dy palët janë marrë vesh që të bashkëpunojnë gjatë dy viteve të ardhshme.