Shaqiri i dorëzoi detyrën Shalës

Drejtori i deritanishëm i RTK-së, Sylejman Shaqiri i dorëzoi detyrën Mentor Shalës, i cili është zgjedhur për ta drejtuar medium publik për tri vitet e ardhshme.
Shala premtoi se do të angazhohet që transmetuesi publik të jetë lider i mediumeve në vend.
Ndërkohë kryetari i bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga presioni i tyre në transmetuesin publik dhe ta lënë rehat RTK-në.