Shaqiri i do tre trofe

Bayern Munich, për të cilin luan Xherdan Shaqiri, po shkëlqen në këtë edicion.
Gjiganti bavarez është duke dominuar Bundesligën, kurse ka impresionuar edhe me paraqitjet edhe në Ligën e Kampionëve si dhe Kupën e Gjermanisë. E kjo formë e Bayernit po e kënaq futbollistin e saj me prejardhje nga Gjilani, Xherdan Shaqiri.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane beson se skuadra e tij ka fuqi për t’i fituar sivjet tre trofe: titullin e kampionit në Bundesligë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë. “Po, ne jemi numër një në Gjermani”, ka shkruar Shaqiri në rrjetin social Twitter.
“Tri frontet, pse jo?”, ka shkruar më tej reprezentuesi i Zvicrës. Pas 23 xhirosh në Bundesligë, ky ekip ka tubuar 60 pikë, 17 më tepër se përcjellësi i parë Borussia Dortmund.