FIDANISHTJA

Shaqiri hyn në lojë dhe e vendos lojën vetë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Xherdan Shaqiri ka qenë edhe një herë protagonist tek Chicagon.

Ylli kosovar ka hyrë në lojë nga bankina për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij me rezultat 3:2 kundër Minnesotas në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës.

Përfaqësuesi zviceran ne barazoi rezultatin nga penalltia, ndërsa më pas ishte i përfshirë edhe në dy golat tjera të skuadrës, shkruan “Gazeta Express”.

FIDANISHTJA

I futur në lojë në minutën e 66-të, numri 10 shënoi nga 11 metërshi pas vetëm tre minutash, duke iu përgjigjur me gol provokimit të portierit kundërshtar.

Ndërsa, më pas dhuroi asistim për 2:2 që e shënoi Arnaud Souquet në minutën e 79-të dhe më pas një tjetër asist për Kai Kamara, i cili në minutën e 83-të e vulosi fitoren e Chicagos.

Me këtë fitore, Fire mbesin në garë për të zbarkuar në të 16-ën e finales së kësaj gare, e cila i mbledh 29 skuadrat e MLS dhe 18 ekipet e kampionatit elitar meksikan. /Gazeta Express/