UBT

Shaqiri e Xhaka, yjet e Bundesligës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë në mesin e 10 yjeve të reja të Bundesligës, të përzgjedhur nga e përditshmja gjermane Bild. Dyshja kosovare synon të lërë gjurmë në skuadrat e tyre të reja Bayern Munich dhe Monchengladbach.

Kanë mbetur edhe 46 ditë deri në fillimin e sezonit të ri në Bundesligë. Tifozët e klubeve gjermane tanimë janë të etur për të parë fytyrat e reja që do të jenë pjesë e kësaj lige.

Vit i ri, surpriza të reja, fytyrat të reja nëpër klube, të cilat kanë investuar përsëri. Në përgjithësi Bundesliga deri më tani ka shpenzuar 134 milionë euro për transferime, derisa Byern Munich i prin listës me 29.3 milionë euro shpenzime për transferime.

Pas gjigantit bavarez, i cili transferoi Xherdan Shaqirin, Wolfsburg është ekipi i dytë që ka shpenzuar më së shumti para për transfere , 23 milionë euro, kurse Gladbach, i cili transferoi Granit Xhakën, është klubi i tretë me radhë që ka shpenzuar 19 milionë euro për t’u përforcuar.

Hidromorava

Pikërisht ish dyshja e Baselit janë në mesin e 10 yjeve të mundshëm të reja të Bundesligës të përzgjedhur nga e përditshmja gjermane Bild.de.

Byern Munich shpenzoi 11.6 milionë euro për ta transferuar Xherdan Shaiqrin nga Baseli në ‘Allianz Arena’, derisa Granit Xhaka është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të Monchengladbachit. Këta të fundit kanë shpenzuar 8.5 milionë euro për kosovarin me pasaportë zvicerane.

Si Shaqiri ashtu edhe Xhaka kanë refuzuar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike me Zvicrën, pasi dëshirojnë të zënë vend e posaçërisht të lënë gjurmë në ekipet e tyre të reja Bayern Munich, respektivisht Monchengladbach.

Përveç dyshes kosovare, Bild si yje të rijnë të Bundesligës ka përzgjedhur edhe këta futbollistë; Bas Dost (Wolfsburg), Mustafa Amini (Borussia Dortmund), Felipe (Hannover 96), Alvaro Dominguez ( Monchengladbach), Junior Fernandes (Bayer Leverkusen), Hiroshi Kiyotake (FC Nurnberg), Artjoms Rudnevs (Hamburger SV), Theodor Gebre Selassie (Werder Bremen)