KKGJILAN

Shaqiri e Xhaka në ‘luftë’ me ‘Bild’!

/ 1 minutë lexim

Pas Xherdan Shaqirit, edhe bashkëvendësi i tij, Granit Xhaka, është futur në konfrontim me të përditshmen gjermane ‘Bild’.

Mesfushorit kosovar në një deklaratë dhënë për mediat zvicerane gjatë të enjtes, theksoi se është i lumtur te Borussia Monchengladbach dhe nuk do të ndryshojë ambient gjatë verës.

Fundamenti

Madje, ai ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga Borussia, duke i quajtur deklaratat e publikuara muaj më parë nga ‘Bild’ si jo të vërteta. “Unë kurrë nuk e kam menduar largimin nga klubi. Ai ishte vetëm një spekulim nga gazetat”, u shpreh Graniti (Tribuna).