UBT

Shaqiri e Xhaka më të mirët e Zvicrës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesja e Zvicrës – për të cilën luajnë pesë futbollistët shqiptare: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi – ka shkëlqyer të mërkurën mbrëma midis Spliti, ku e ka mposht Kroacinë me rezultat 2:4, në testin e fundit të tyre para fillimit të kualifikimeve për Botërorin ‘Brazili 2014’.

Dhe, pikërisht futbollistët shqiptarë ishin bartësit kryesor të ekipit helvetik në këtë miqësore, edhe atë pa kurrfarë dyshimi. Madje, kështu ka konstatuar edhe tabloidi më i njohur zviceran, Blick.

Sipas këtij tabloidi, dy kosovarët, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka – i cili e ka realizuar golin e parë të Zvicrës – kanë qenë lojtarët që më së shumti kanë shkëlqyer në Split. Të dy këta futbollistë Blick i ka vlerësuar me nota të shkëlqyeshme, 6.

FIDANISHTJA

Tabloidi ka kujtuar se Shaqiri kishte ‘gisht’ në tri golat, prej atyre katër sa i ka realizuar Zvicra në atë takim, derisa fjalë të mira kishte thurur edhe për realizuesin e golit të parë të helvetikëve, Xhakën.

Përveç mesfushorit të Bayern Munchenit dhe atij të Borussia Monchengladbachut, edhe kosovari tjetër Valon Behrami ka shkëlqyer në Split, të cilin ky tabloidi e ka ‘shpërblyer’ me notën 5. Paraqitje të mirë ka pasur edhe Blerim Xhemaili që është notuar me 4-she, por njëjtë nuk mund të thuhet edhe për Admir Mehmedin paraqitja e të cilit është vlerësuar me notën 3.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.